Nuk pranon prishjen e kontratës, Kukësi dërgon Donjet Shkodrën te skuadra B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2018 | 23:07

Nuk pranon prishjen e kontratës, Kukësi dërgon Donjet Shkodrën te skuadra B

Donjet Shkodra nuk është grumbulluar për ndeshjen ndaj Flamurtarit, pasi dje me një vendim të klubit është transferuar te Kukësi B, madje dhe është gjobitur. Siç e kemi bërë me dije shkaku është kontrata e majme që mesfushori ka, rroga mujore prej 7 mijë eurosh i është propozuar nga klubi që t’i përgjysmohet, gjë që kategorikisht nuk është pranuar nga lojtari.

shkodra

Tashmë palët nga mbetur në “vend numëro”, pasi asnjë prej palëve nuk mund të veprojë ndryshe për shkak se dëmi ndaj vetes është i madh. Nëse Kukësi prish kontratën në mënyrë të njëanshme, atëherë do i duhet t’i paguajë lojtarit për një vit rrogat. E njëjta gjë është dhe për futbollistin. Kështu që palët nëse nuk gjejnë konsensusin dhe prishin kontratën, gjyqi është rruga që vendos pikat mbi “i”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"