Nuk pranon largimin, Kërkotiç i mbetet Kukësit në derë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2017 | 12:31

Nuk pranon largimin, Kërkotiç i mbetet Kukësit në derë

Mesfushori malazez, Millosh Kërkotiç, nuk mund të thuhet ende se është larguar nga Kukë- si. Klubi lajmëroi lojtarin pas ndeshjes kundër Luftëtarit se nuk e kishte më në plane dhe duhet të shikonte për ekip tjetër. Por arsyetimi i mesfushorit malazez ka vënë në mendime zyrtarët e klubit sepse lojtari u ka thënë se nuk është faji i tij që ish-trajneri Milinkoviç nuk i ka gjetur vendin në fushë.

Kerkotic

Së dyti, mësohet se Kërkotiç u ka thënë drejtuesve se nuk shkon dot në një ekip tjetër, pasi Kukësi është i dytë brenda këtij sezoni. Së treti, malazezi ka një kontratë 1- vjeçare dhe, sipas tij, Kukësi duhet ta zbatojë. Tashmë klubi nuk di çfarë të bëjë me malazezin, ndërsa po teston situatën duke pritur edhe trajnerin e ri se çfarë mendimi do të ketë për malazezin.

Drejtuesit duket se do i japin edhe një shans tjetër, por varet nëse trajneri i ri do të pëlqejë lojtarin. Çështja është e komplikuar, pasi Kërkotiç nuk mund të luajë në një klub tjetër në Europë, pasi tre ekipe (Mlladost dhe Kukësi) brenda një sezoni nuk e lejon rregullorja e FIFA-s.

Kështu u penalizua edhe Rauf Alijev, i cili tashmë ka shanse të luajë vetëm në një klub aziatik ose të kthehet në Azerbajxhan te skuadra, ku nisi sezonin 2017-2018. Sa i përket Kërkotiç, me Milinkoviçin në stol malazezi nuk arriti të bëhej një titullar fiks, pasi me formën e tij tregoi oshilacione të mëdha.

SKERDILAID SULOZEQ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"