Nuk po stërvitet me pjesën tjetër të ekipit, mbrojtësi në prag “divorci” me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 13:56

Nuk po stërvitet me pjesën tjetër të ekipit, mbrojtësi në prag “divorci” me Vllazninë

Filip Gligorov është pranë largimit nga Vllaznia. Mbrojtësi vazhdon të ketë probleme fizike dhe nuk po stërvitet dhe mund ta mbyllë këtu sezonin, ndonëse janë edhe 5 javë për t’u luajtur.

Filip-Gligorov-Suad-Lici-696x454

Ai nuk po stërvitet, ndërsa ankohet se ka shqetësime. Në të njëjtat kushte edhe Hygor Guimaraesh, i cili gjithashtu është i dëmtuar. Në Shkodër asgjë nuk po shkon më si më parë, ndërsa llogaritë duhet t’i bëjnë për ndeshjet më përcaktuese të këtij kampionati pa të huajt.

Problemet po shoqërojnë njëra-tjetrën, duke futur në stres pikërisht stafin teknik. E gjithë kjo situatë po bind edhe vetë drejtuesit që duhet të fillojnë të përgatiten për finalen e mbijetesës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"