Nuk po rinovon me Napolin, tani në garë për Hysajn hyn dhe klubi i madh francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2021 | 14:10

Nuk po rinovon me Napolin, tani në garë për Hysajn hyn dhe klubi i madh francez

Elseid Hysaj është gjithnjë e më shumë është pranë largimit nga skuadra e Napolit, pasi ende nuk po gjen gjuhën e përbashkët me klubin e Aurelio De Laurentisit për një rinovim të mundshëm të kontratës së tij.

hysaj.napoli.2020.21.controllo.750x450

Sipas prestigjiozes franceze “L’Equipe”, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare kërkohet edhe nga klubi i madh transalpin si Marseja.

Hysajt i skadon kontrata në qershorin e 2021 dhe shumë klube janë pas tij, sidomos Roma e cila ka dalë hapur me pëlqimin e saj për mbrojtësin 26-vjeçar shkodran.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"