Nuk po rinovon me Milanin, Juventusi gati t’i “rrëmbejë” kuqezinjve liderin e mesfushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 23:53

Nuk po rinovon me Milanin, Juventusi gati t’i “rrëmbejë” kuqezinjve liderin e mesfushës

Kërkesat e tij të larta ekonomike duket se nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët të Fronk Kesisë me drejtuesit e Milanit.

Ac Milan - Cagliari Calcio Franck Kessie of Ac Milan in action during the Serie A match between Ac Milan and Cagliari Ca

Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “La Repubblica”, Juventusi po monitoron me kujdes lëvizjet e liderit të mesfushës kuqezi i cili nuk do të refuzonte një kalim tek bardhezinjtë nëse këta të fundit do t’i plotësojnë kërkesat ekonomike të tij.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ishte një nga më të rëndësishmit e Milanit sezonin e kaluar falë paraqitjeve dhe golave të tij.

Në këtë sezon Kesi është aktivizuar në dy takime, një në Serinë A dhe një në Champions.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"