Nuk po gjen shumë hapësira te Tirana, futbollisti drejt largimit nga bardheblutë. Ndjek nga afër skuadrën që e kërkon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 20:33

Nuk po gjen shumë hapësira te Tirana, futbollisti drejt largimit nga bardheblutë. Ndjek nga afër skuadrën që e kërkon

Lojtari i Tiranës, Tefik Osmani është shfaqur ditën e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” ku ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Prishtinës dhe Dritës, e cila u mbyll në barazim 1-1.

tefik osmani

Megjithatë kjo prezencë e mbrojtësit korçar në stadium ditën e sotme nuk ka qenë aspak e rastësishme.

Mësohet se kohët e fundit, Prishtina ka shfaqur interes për lojtarin dhe prezenca e tij ditën e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” i shto edhe më shumë dyshimet se nga sezoni i ardhshëm Osmanin mund ta shikojmë në kampionatin kosovar.

auto_2276177_pjimage-56_ls1594569251

Futbollisti ka gjetur shumë pak hapësira te Tirana këtë sezon, sidomos nga koha kur drejtimin e skuadrës e ka marrë Emanuel Egbo dhe për këtë arsye në merkato mund të ndryshojë ambient dhe ta shikojmë përsëri me ngjyrat bardheblu sezonin tjetër, por këtë herë për ato të Prishtinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"