Nuk po gjen minuta te Milani, agjenti i lojtarit i “shkel syrin” Napolit: Për Gatuzon shkojmë edhe në…Serie B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 22:05

Nuk po gjen minuta te Milani, agjenti i lojtarit i “shkel syrin” Napolit: Për Gatuzon shkojmë edhe në…Serie B

Rikardo Rodrigez po kalon një periudhë të vështirë te Milani këtë sezon, për shkak se i është marrë vendi i titullarit nga Teo Hernandez, me këtë të fundit që po tregon paraqitje të shkëlqyera.Milan-il-futuro-di-Ricardo-Rodriguez-nelle-ultime-di-calciomercato-offerta-di-30-milioni-del-Psg

Pikërisht për këtë zvicerani nuk ndihet i lumtur, pasi dëshiron të ketë më shumë minuta në dispzicion dhe ka filluar të mendojë largimin.

Diçka e tillë është pranuar edhe nga agjenti i mbrojtësit, Xhanluka Di Domeniko, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se po mendojnë largimin, teksa i ka dërguar edhe një mesazh Gatuzos. “Nga janari e tutje, Rodrigez duhet të luajë sepse Euro 2020 po vjen dhe ai dëshiron të jetë protagonist me kombëtaren e tij.

Për të qenë protagonist me vendin e tij, i duhet ndihmë edhe nga klubi i tij. Mbrojtësi nuk ka pasur shumë hapësira kohët e fundit, dhe ne kemi pasur një takim me drejtuesit, të cilëve ia u kemi bërë të ditur se ai dëshiron të luajë më shumë në pjesën e dytë të sezonit.79325861_2618760111493388_3081478514772279296_o

Rodrigez te Napoli? Ai do të bënte gjithçka për Gatuzon dhe do të shkonte kudo, madje edhe ne Serinë B. Ne nuk duam t’i bëjmë presion Gatuzos, i cili sapo ka marrë drejtimin e të kaltërve, por nëse do të kishte ndonjë shans, ne do ta pranonim atë.”, u shpreh Di Domeniko.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"