Nuk po gjen hapësirë tek klubi italian, Etrit Berisha mund të transferohet drejt Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2023 | 19:53

Nuk po gjen hapësirë tek klubi italian, Etrit Berisha mund të transferohet drejt Premier Ligës

Portieri shqiptar Etrit Berisha nuk po gjen hapësirë në Torino këtë sezon dhe sipas “Tuttosport” ai mund të largohet nga klubi.

150620968-a294f88b-00c4-4359-8117-2290d5eaa50d

Asnjë prezencë në Kupën e Italisë, zero minuta të luajtura në ligë. Ai nuk doli në fushë as në dy xhirot e para shumë të lehta të Kupës, ndaj Palermos dhe Çitadelës. Gjithashtu Berisha luajti shumë pak në miqësore. Me sa duket marrëdhënia e tij me trajnerin Juriç nuk është e mirë për shkak se ai nuk aktivizohet më.

Por një dritë në fund të tunelit është ndezur sot për portierin pasi klubi anglez Sauthempton humbi portierin e dytë për shkak të një dëmtimi dhe zëvendësuesi tij mund të jetë pikërisht Berisha.

Sipas medias italiane klubi anglez nuk do ta kishte problem të paguajë rrogën e Etritit dhe për këtë arsye mund të nisin negociatat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"