Nuk po gjen hapësira të shumta te Roma, Kumbulla kërkohet me ngulm nga skuadra e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2021 | 15:08

Nuk po gjen hapësira të shumta te Roma, Kumbulla kërkohet me ngulm nga skuadra e Serisë A

Marash Kumbulla nuk po kalon një moment fort të mirë te skuadra e Romës, teksa që kur është vendosur në krye të pankinës verdhekuqe Zhoze Murinjo, minutat e mbrojtësit shqiptar kanë qenë me “pikatore”.

Stefano Okaka (Udinese Calcio) and Marash Kumbulla (AS Roma) during Udinese vs Roma, italian soccer Serie A match in ud

Shumë skuadra janë pas Kumbullës, por së fundmi në mediat italiane po qarkullon lajmi se Napoli po shfaq interes shumë të madh ku drejtori sportiv i të kaltërve, Kristiano Xhuntoli e dëshiron në ekip 21-vjeçarin.

Duke parë hapësirat e pakta mbrojtësi shqiptar do ta mirëpriste këtë ofertë, duke parë se me shumë mundësi do të formonte një dyshe në qendrën e mbrojtjes totalisht shqiptare së bashku me Amir Rrahmanin, nëse Kumbulla do të shihet si titullar nga stafi napoletan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"