Nuk po gjen hapësira në formacion, mbrojtësi i Mançester Junajtid drejt klubit të madh në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 17:53

Nuk po gjen hapësira në formacion, mbrojtësi i Mançester Junajtid drejt klubit të madh në La Liga

Mançester Junajtid mund ta lërë të largohet Erik Beilin në huazim, me Valencian që ka shprehur interes për mbrojtësin. Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka vuajtur dëmtimet e shumta, ku një lëndim në gju e mbajti për shumë kohë larg fushave të blerta.

beili

Herri Meguajër dhe Lindelof është dyshja e preferuar e trajnerit të Mançester Junajtid Solskjaer në mbrojtje, dhe për Beilin duket sikur nuk ka hapësira në formacion. Valencia ka shprehur interes të madh për mbrojtësin, dhe e dëshiron më çdo kusht.

Beili e njeh mirë La Ligan pasi ka luajtur me Viarrealin më përpara nga ku u transferua tek Mançester Junajitd në vitin 2016 për 30 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"