Nuk po gjen hapësira në drejtimin e Piolit, “sirena” angleze për sulmuesin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 19:22

Nuk po gjen hapësira në drejtimin e Piolit, “sirena” angleze për sulmuesin e Milanit

Fabio Borini po kalon një moment të vështirë te Milani këtë sezon, teksa nuk është aktivizuar pothuajse fare.Borini

Sulmuesi italian i ka ndjekur të gjitha ndeshjet e këtij sezoni nga stoli, dhe mundësitë që ai të largohet në merkaton e janarit janë të mëdha.

Interesimet për futbollistin nuk mungojnë, me Kristal Palasin që e ndjek prej kohësh. Anglezët e pëlqejnë shumë Borinin, dhe pritet të nisin negociatat së shpejti.

Në rast se do të kalonte te Kristal Palasi, do të ishte një rikthim për lojtarin në Premier Ligë, pasi më parë ka luajtur për Çelsin, Sanderlendi, Suonsin dhe Liverpulin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"