Nuk po e shijon Botërorin, ylli i Bajernit bën polemika me trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 20:14

Nuk po e shijon Botërorin, ylli i Bajernit bën polemika me trajnerin

Benzhamë Pavar nuk po e shijon Botërorin. I zbarkuar në Katar me statusin e titullarit, ai e ka humbur vendin në formacion ku tashmë luan Kunde.

pavar

Mbrojtësi i Bajernit ka luajtur vetëm një herë në këtë Botëror dhe “L’Equipe” raporton se i ka kërkuar llogari trajnerit Deshamps.

Situata nuk duket se ka ndryshuar pasi edhe dje kur u zëvendësua Kunde, lojtari që i mori vendin ishte Disasi dhe jo Pavar.

PANORAMASPORT.ALA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"