“Nuk po dihet asgjë çfarë ndodh në këtë kampionat”, Mazrekaj i jep zemër Partizanit: Titullin kampion e vendos derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2023 | 17:42

“Nuk po dihet asgjë çfarë ndodh në këtë kampionat”, Mazrekaj i jep zemër Partizanit: Titullin kampion e vendos derbi

Mentor Mazrekaj nuk po luan titullar me Laçin por sa herë aktivizohet lë gjithmonë shenjën e tij. Në fitoren ndaj Bylisit ai dha asistin për golin e dytë, ndërsa shpjegon se mosaktivizimi i rregullt është nga fakti se ka pasur probleme fizike në këto javë.

mazrekaj

“Jemi mjaft të lumtur, nuk po dihet asgjë në këtë kampionat, nuk dihet ku fiton pikë, lë pikë, merr pikë. Kjo ecuri na jep të drejtën të luftojmë për objektivin kryesor për ne që është të dalim në Europë.

Mendoj se eksperienca e tij e sidomos qetësia që i ka dhënë ekipit, mendoj se është suksesi i ecurisë së ndeshjeve të fundit.

Kam pasur një dëmtim të lehtë që para ndeshjes me Partizanin, ka bërë pak stërvitje këto ditë, nuk kam qenë në 100% por besoj se këto ditë jam më mirë dhe do të kthehem në gjendje optimale.

Sa kam mundësi se kam bërë pak stërvitje, vetëm në apo dy në tre javë. Sa ka mundësi ekipi do jap maksimumin tim dhe pastaj mirë e keq shihet pas ndeshjes.

Partizani? U bë kohë që nuk jam i kuq, u bënë 6 vjet që nuk jam. Nga këto lojtarët vetëm Albanin e njoh nga Partizani. Mendoj se shanset janë 50-50 dhe derbin do e ndajë kush do jetë kampion në këtë vit.

Kisha dëmtim që nuk mund të stërvitesha mirë, po pat nevojë ekipi do luaj. Nuk është problem titullar apo nga pankina, e rëndësishme është të ecë ekipi”, tha Mazrekaj për “Oversport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"