Nuk po bindin te Kukësi, dy lojtarët e verilindorëve drejt skuadrës kosovare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 9:00

Nuk po bindin te Kukësi, dy lojtarët e verilindorëve drejt skuadrës kosovare

Skuadra e Llapit pritet të bëjë tre afrime në mërkaton e janarit, dy prej të cilave kanë të bëjnë më Kukësin.

mirlind daku

Siç raportojnë mediat në Kosovë, klubi i Llapit do të rikthejë në skuadër Mirlind Dakun dhe Ilir Avdylin, që janë pjesë e verilindorëve momentalisht. Gjithashtu do të rikthehet edhe mbrojtësi Ilir Blakqori.

Daku dhe Avdyli, luajnë për Kukësin, por nuk kanë arritur të bindin në kampin verilindor. Kështu lojtarët do të kthehen sërish në Kosovë, te skuadra e Llapit.

Avdyli5

Mbetet të shihet tashmë muaj janar, që do të sjellë jo pak ndryshime në përbërjen e skuadrave të Superiores dhe jo vetëm.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"