Nuk po bind te Partizani, futbollistin të kuq i del emri në… Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 22:45

Nuk po bind te Partizani, futbollistin të kuq i del emri në… Turqi

Kalvarit të gjatë të emrave të lakuar së fundmi në mediat turke, i është shtuar edhe sulmuesi i Partizanit, Theofilus Solomon.

Cara, Braun, Solomon

Edhe pse performanca e tij tek “Demat e Kuq” ka lënë për të dëshiruar, media turke, “haberturk.com”, raporton se sulmuesi i Partizanit është në listën e dëshirave të klubit turk të Menemensport, ku aktivizohen edhe 2 futbollistët shqiptarë Gentian Selmani dhe David Domgjoni.

Mediat turke shkruajnë se ka pasur edhe kontakte me Solomon dhe pritet që të konkretizohet marrëveshja në vijim.  Kujtojmë që fillimisht ishte Erald Çinari dhe Sherif Kallaku që u lakuan, më pas Bitri dhe Nuabueze, ndërkohë së fundmi ka dalë në skenë… Solomon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"