Nuk përmbahet Teuta në merkato, durrsakët pranë firmës me ish-liderin e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 11:13

Nuk përmbahet Teuta në merkato, durrsakët pranë firmës me ish-liderin e Tiranës

Ish-kapiteni kampion i Tiranës, Erando Karabeci, mund të jetë goditja e radhës e Teutës. Mesfushori 31-vjeçar prej ditësh është në bisedime të avancuara me durrsakët, por njëkohësisht edhe me klubin e Gjilanit në Kosovë.
karabeci tirana
Sipas të gjitha gjasave, në orët në vijim Karabeci do të firmosë për Teutën, duke blinduar në këtë mënyrë mesfushën. Ndërkohë, sipas mediave kosovare, ai i ka thënë “jo” ofertës së Gjilanit, duke vendosur të qëndrojë në Superiore. Deri më tani klubi durrsak ka afruar lojtarë si Aldrit Oshafi, Blerim Krasniqi, Iran Gonçalves, Asion Daja dhe Vasil Petani. Largimi i Sherif Kallakut e detyroi klubin të hidhet në merkato për të afruar tre lojtarë në repartin e mesfushës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"