Nuk përmbahet presidenti i Bylisit: Të përjashtohet përjetë Laver Alla, ai dhe Kridens Meta janë palaço

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 27, 2020 | 23:35

Bylis FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore LAJMI KRYESOR Të fundit

Nuk përmbahet presidenti i Bylisit: Të përjashtohet përjetë Laver Alla, ai dhe Kridens Meta janë palaço

Presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj akuzoi arbitrin Laver Alla se ka arbitruar me paramendim në dëm të ekipit ballshiot në sfidën me Teutën, e humbur 1-0.
besnik
Në studion e “Pressing”, drejtuesi i klubit ballshiot nuk e përjashtoi mundësinë që skuadra të tërhiqet nga kampionati. Ai kërkoi ndëshkimin e Allës nga FSHF-ja. Penalizimet e Bylisit prej arbitrave i kanë kushtuar Bylisit vendin e parë në kampionat, pretendon presidenti Kapllanaj.

Nga ana tjetër, Kapllanaj deklaron se ka skuadra në kampionatin shqiptar që nuk preken nga arbitrat, ndërsa klubi i tij penalizohet për shkak se përfaqëson një qytet të vogël dhe nuk ka histori.

“Vendimi i Bylisit Nuk e di si do të vazhdojë situata. Ne jemi familje e madhe, jemi 5 vëllezër, unë jam vëllai i vogël dhe marrim vendim të gjithë. Do të vendosim këto ditë.
Akuzat ndaj Laver Allës dhe kërkesë FSHF-së – T’ju them të drejtën, kemi probleme dhe me ndeshjet e tjera. Do të ishim në vendin e parë sot. Unë kam bërë llogaritë, janë 13 pikë që na janë hequr. Kur bëhet brenda javës dy herë rresht, të vjen vërtet inat.

Alla laver

Presim reagim nga FSHF. Në rardhë të parë uroj të mblidhet institucioni. Nuk është arbitrim pa dashje, po Laver Alla erdhi me paramendim aty. E di vetë pse. Presim të marrin masa ndaj tij.

Do të kemi dhe takime gjatë javës. Mos t’ju duket çudi që kampionati të vazhdojë me 9 ekipe. Ka ekipe që nuk preken. Kjo ndodh sepse Bylisi vjen nga qytet i vogël dhe nuk ka emër të madh. Kërkojmë vetëm të funksionojë drejtësia dhe korrektësia. Të merren masa për këto që kaluan”, bëri me dije presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj.

besnik kapllanaj

Në vazhdim të emisionit “Pressing”, presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj kërkoi ndëshkimim më ekstrem ndaj gjyqtarit Laver Alla duke u përjashtuar përjetë nga arbitrimi.

Kapllanaj i quajti “palaço” Allën dhe kolegun e tij Kridens Metën. Në debat me ish-gjyqtarin Albano Janku, Kapllanaj ironizoi duke u kujtuar Jankut se ish-kolegë të tij “merrnin ryshfete nga 2 mijë lekë dikur në 50 mijë lekë sot”.

“(Debati me Jankun) – Ti je pjesë e FSHF-së dhe të intereson t’i mbrosh kolegët. E di mirë ti, dikur filluan me 2 mijë lekë të grisura, sot duan 50 mijë lekë.

Albano Janku

Akuzat ndaj gjyqtarëve Laver Alla dhe Kridens Meta – Kjo ndeshje ka përfunduar pa filluar. Kërkojmë që ky arbitër (Laver Alla) të mos arbitrojë më. Nuk duam kompensim.Të bëhet shembull, të përjashtohet përjetë. Të marrin masa.

Edhe me Tiranën na kanë dëmtuar. Laver Allla është palaço. Ai dhe Kridens Meta u ka ikur koha, janë vonë që arbitrojnë. Këta kanë një gjë, kur duan të arbitrojnë, janë më të mirët. Nuk pyesin më se skanë përgjegjësi, do ta çojnë deri në fund”,theksoi presidenti Kapllanaj.

kridens meta

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com