“Nuk përgatisnim dot një ndeshje”, Fili flet para Laçit: Luftëtari kërkon vetëm 3 pikët!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2019 | 17:37

“Nuk përgatisnim dot një ndeshje”, Fili flet para Laçit: Luftëtari kërkon vetëm 3 pikët!

Realdo Fili, është një nga liderët me moshë të re të këtij Luftëtari këtë vit në Kategorinë Superiore, duke qenë deciziv me golat dhe paraqitjet e tij.

hasani fili

Në një prononcim për “Rtsh” para ndeshjes së nesërme me Laçin në shtëpi, Fili pranon se vështirërsitë kanë qenë të mëdha në këtë fillim sezoni për bluzinjtë, por tani çinat janë ambientuar më shumë, dhe kërkojnë maksimumin nga çdo ndeshje që kanë para.

“Të them të drejtën, fillimisht kishim më shumë vështirësi se tani. E kishim të vështirë të përgatisnim një ndeshje, djemtë ishin më të rinj. Nuk kishim shumë njohje me njëri-tjetrin, përveç ne lojtarëve të vjetër. Edhe të rinjtë e kanë pasur pak të vështirë përshtatjen. Të gjitha ndeshjet tona janë të vështira. E kemi thënë më herët që nuk kemi asnjë ndeshje të lehtë. Luajmë në shtëpinë tonë, para tifozëve tanë. Do mundohemi të marrim më të mirën. Sigurisht që do shkojmë për 3 pikë. Jam i lumtur që po shënoj. Në karrierën time kam ndërruar shumë trajnerë. Edhe aq e vështirë nuk ka qenë, por ndërrimi i tre trajnerëve në një kohë kaq të shkurtër ka bërë të vetën. Tani jemi duke vijuar, dhe puna është ajo që na mban. Deri tani kemi punuar mirë.” – deklaroi Fili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"