Nuk përfundojnë polemikat, Konte sulmon Artetën: Mjaft u ankove!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 8:58

Nuk përfundojnë polemikat, Konte sulmon Artetën: Mjaft u ankove!

Ankesat e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, me gjykimin në derbin me Totenhemin, nuk i kanë lënë shije të mirë Antonio Kontes. “Spërsat” fituan 3-0 të enjten, duke iu afruar në -1 “Topçinjve” në vendin e katërt në dy javët e fundit të Premier Ligës. Por spanjolli u ankua për kartonin e dytë të verdhë të Holldingut në minutën e 33-të.

konte

“Nëse them atë që mendoj jam i pezulluar për 6 muaj. Nuk dua të gënjej, kështu që preferoj të mos them çfarë mendoj. Jam krenar për lojtarët e mi, por dua që arbitrat të dalin përpara kamerës dhe t’i shpjegojnë vendimet e tyre.

Është për të ardhur keq, sepse një ndeshje kaq e bukur u shkatërrua”, tha Arteta.

Por trajneri i Totenhemit nuk i priti mirë këto deklarata:

“Arteta po bën një punë shumë të mirë, por e dëgjova të ankohet shumë. Mendoj se duhet të jetë më shumë i përqendruar te skuadra e tij dhe të mos ankohet. Kartoni i kuq ishte i pastër. Nëse do ta marrë këshillën time mirë, në të kundërt nuk më intereson”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"