“Nuk pendohem që erdha te Liverpuli”, Shaqiri: Me Klopin asgjë personale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 17:08

“Nuk pendohem që erdha te Liverpuli”, Shaqiri: Me Klopin asgjë personale

Xherdan Shaqiri pranon se është i pakënaqur me minutat në dispozicion nga trajneri Klop këtë sezon, por thotë se nuk ka asnjë problem me trajnerin e Liverpulit.

shaqiri klop

Mesfushori ka startuar vetëm 1 ndeshje prej janarit dhe ka pasur vetëm 11 minuta si zëvendësues në dy ndeshje të Premier Ligës këtë sezon. Por 27-vjeçari nuk dorëzohet dhe thotë për “Schweizer Illustrierte”:

“Sigurisht që jam i zhgënjyer që nuk po luaj më shpesh. Por nëse ky që unë po bëj nuk është reagimi i një profesionisti, atëherë jam në profesionin e gabuar. Ai (Klopi) nuk mund të diskutojë personalisht rolin e çdo lojtari, kjo është normale. Ne kemi një skuadër shumë të madhe e të talentuar dhe shumë duhet të presin shansin e tyre. Nuk kam asnjë problem me të. Ai e di që jam gati. Nuk jam penduar për asnjë sekondë që erdha te Liverpuli”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"