Nuk pëlqehet nga Niko Kovaç, Arturo Vidal pranë rikthimit në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 14:14

Nuk pëlqehet nga Niko Kovaç, Arturo Vidal pranë rikthimit në Itali

Arturo Vidal duket se nuk është tek të preferuarit e trajnerit të ri të Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç. Kiliani tani është duke kaluar një moment të keq dhe është ndjekur pas nga dëmtimet e shumta.

vidal

Vidal ka ende një vit kontrat me klubin gjerman por duket se drejtuesit duan ta nxjerrin në shitje. Problemi i vetëm është dëmtimi që ai është duke vuajtur tani, por megjithatë kiliani ka shumë oferta që vijnë nga Mançester Junajtid dhe Arsenali.

vidal

Ndërkohë i fundit që ka shprehur admirim për 31 – vjeçarin është Karlo Ançeloti. Tekniku italiani i ka bërë thirrje drejtuesve të Napolit që duhet ta sjellin në ekip mesfushorin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"