“Nuk pajtohemi me këtë teatër të shëmtuar”, ultrasit e Tiranës të zhgënjyer pas humbjes në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 20:41

“Nuk pajtohemi me këtë teatër të shëmtuar”, ultrasit e Tiranës të zhgënjyer pas humbjes në Kupë

Humbja me dyshimtë me Bylisin 1-2, ku në pjesën e dytë lojtarët e Tiranës nuk shfaqën agresivitet ka ngjallur reagimin e ultrasve të klubit bardheblu.
tirona fanatics2
Në një mesazh të publikuar në faqen “Tirona Fanatics”, ultrasit e 24-herë kampionëve të Shqipërisë shprehen se nuk pajtohen me këtë “teatër të shëmtuar” dhe skuadra “nuk është mall për pazar”.

DEKLARATA
TF nuk mbeshtet ne asnje moment teatrin e shemtuar apo pazaret personale te ishpresidentit&co…

Asnje gje e dyshimte apo asnje fitore fallco nuk mund te na kenaqi ne…

Ne mbeshtesim pa kushte ngjyrat bardheblu dhe denojme cdo akt te turpshem e te dyshimte te ishpresidentit amator&co…

TIRONA NUK ESHTE MALL PER PAZAR!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"