Nuk paguajnë tarifat e transmetimit, 4 radio franceze ankohen te “L’Equipe”. Reagon FSHF: Sipas UEFA-s, duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 14:40

Nuk paguajnë tarifat e transmetimit, 4 radio franceze ankohen te “L’Equipe”. Reagon FSHF: Sipas UEFA-s, duhet të…

Katër stacione radiosh franceze kanë njoftuar se nuk do të kenë mundësi të transmetojnë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës për dëgjuesit e tyre. Gazeta franceze “L’Equipe” shkruan se përfaqësuesit e radiove “Europe 1”, “Radio France”, “RMC” dhe “RFI”, kanë njoftuar se transmetimi nuk është i mundur prej “kostove teknike”, të kërkuara nga FSHF.

tribuna medias arena kombetare

Vinsent Rodrigez, kreu i departamentit të sportit në “Radio France”, shpjegon për “L’Equipe”: “Si praktikë, ndodh që federatat e anëtarësuara në UEFA nuk na vënë ndonjë kosto teknike. Ishim pak të surprizuar kur nga Shqipëria na kërkuan me shkrim dhe gojarisht 1500 euro për kostot teknike. Për më tepër, kërkesa e tyre nuk kishte asnjë motiv. Ata kanë të drejtë të kërkojnë, por Sindikata Europiane e Transmetimit e specifikon se këto kosto nuk shkojnë dot më shumë se 1000 euro. Negociuam për tri ditë, por nuk morëm përgjigje. Federata Franceze u fut gjithashtu në lojë për të zgjidhur këtë situatë, por as ata nuk gjetën një marrëveshje”, tha përfaqësuesi i medias franceze.

22

REAGIMI I FSHF 

Lidhur me këtë situatë, ka qenë drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në FSHF, Andi Verçani që ka sqaruar për “Panorama Sport” të gjithë praktikën dhe si ndodh në të vërtetë. “Ata është dashur që të paguajnë 1500 euro për vend, sa është edhe rregullorja e UEFA-s për radiot që nuk kanë të drejta transmetimi. Mirëpo, ata nuk kanë dashur të paguajnë. Gjithashtu, kanë bërë edhe kërkesa të tjerë sa u përket konferencave për shtyp, por nuk është e mundur”, ka sqaruar Verçani për gazetën.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"