Nuk njeh moshë, futbollisti 75-vjeçar vazhdon karrierën dhe firmos me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 17:21

Nuk njeh moshë, futbollisti 75-vjeçar vazhdon karrierën dhe firmos me skuadrën e…

Shumica e futbollistëve arrijnë një moshë rreth 40 vjeç dhe vendosin t’i japin fund aktivitetit të tyre, duke deklaruar tërheqjen.ezz-el-din-bahader-6-october-2019-20_1kzt2j44q1w5x1954c7fu5dihi

Megjithatë nuk është ky rasti i futbollistit, 75-vjeçar, Ez El-Din Bahader, i cili ditën e sotme ka firmosur me një skuadër të re.

Bahader ka firmosur me skuadrën egjiptiane të 6th October, e cila militon në ligën e 3-të. Nuk dihet nëse lojtari do të aktivizohet në ndonjë ndeshje, ku do të thyente edhe një rekord duke u bërë lojtari më i vjetër që luan futboll.

Të gjithë janë shfaqur optimistë për këtë afrim, teksa besojnë se futbollisti do të ketë mundësinë të luajë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"