“Nuk ndryshova asgjë tek ekipi”, Egbo: Ja çfarë i thashë lojtarëve para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 23:20

“Nuk ndryshova asgjë tek ekipi”, Egbo: Ja çfarë i thashë lojtarëve para ndeshjes

Manuel Egbo, ishte ai që mori përsipër të drejtojë Tiranën, në këtë derbi dhe bardheblutë, arritën të marrin tre pikët dhe të fitojnë pas një kohe shumë të gjatë. Trajneri u shpreh për “Supersport”, se ai nuk ndryshoi asgjë tek ekipi, vetëm se iu tha lojtarëve të japin shpirtin n ë fsuhë

bandicam 2019-12-13 21-16-14-014

Fitore historike në stadiumin e ri, çfarë ndryshuat? “Nuk kam ndryshuar asgjë. Vetëm se çunat kanë luajtur të bashkuar, që nga minuta e parë. Hera e parë që Tirana ishte e bashkuar nga fillimi në fund. U thashë që duhet të ruajmë portën të paprekur, të kemi durim. Duke mos bërë gabime në pasime. Duhet të presim, pasi goli vjen në minutën e 90-të”.

Objektivat? “Me marrjen e tre pikëve, jemi tre pikë larg vendit të parë. Akoma s’ka mbaruar faza e dytë dhe jemi brenda objektivave”.

Stadiumi i ri? “Sa u futëm në këtë stadum i thashë çunave që doja të isha futbollist sot. Derbi im i parë ka qenë në këtë fushë. Ju thashë çunave të nxjerrin shpirtin në fushë dhe ata këtë kanë bërë”.

Nuk e bënit dot përmbysjen në situatë normale? “Nuk mund ta japë përgjigjjen e kësaj pyetje. Zoti ka qenë më ne sot. Ndoshta ky stadium ishte shtëpia e Tiranës.  Ky ekip ka kontingjent që të dalë kampion vetëm ne duhet të jemi të bashkuar. E dimë që kjo është filozofia e klubit. Duhet t’i marrim gjërat shtruar ndeshje pas ndeshje”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"