Nuk ndodhte prej 7 vitesh, Milani kthen Juventusin pas në kohë. Ja kur bardhezinjtë shpartalloheshin pasi udhëhiqnin me dy gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 23:47

Nuk ndodhte prej 7 vitesh, Milani kthen Juventusin pas në kohë. Ja kur bardhezinjtë shpartalloheshin pasi udhëhiqnin me dy gola

Më tepër se humbja përballë Milanit, mënyra e humbjes ndaj kuqezinjve është ajo ç’ka tregoi dobësinë e Juventusit mbrëmjen e sotme.
EcWw-BdXgAAYuNS

3 gola të pësuar brenda 5 minutave dhe në total 4 brenda 20 minutave nuk ndodhte për Juventusin që prej vitit 2013.
Fiorentina-v-Juventus-Giuseppe-Rossi-goal_3022069
Më saktësisht në 20 tetor 2013, bardhezinjtë e drejtuar në atë kohë nga Antonio Konte flakte avantazhin 2-0 ndaj Fiorentinës. Më pas, Xhuzepe Rosi realizoi ndeshjen e jetës duke i shënuar tripletë “Zonjës së Vjetër” ndërsa Hoakin shënoi emrin e tij në triumfin historik të skuadrës “vjollcë”.

Tashmë, Juventusi nuk ka kohë të “qajë” këtë humbje të hidhur, por të sigurojë matematikisht sa më shpejt titullin e 36-ë kampion në histori dhe nëntin radhazi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"