Nuk ndodhte prej 10 vitesh, Anglia “pushton” futbollin Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 23:17

Nuk ndodhte prej 10 vitesh, Anglia “pushton” futbollin Europian

Anglia po konfirmon superioritetin e saj në futbollin europian. Futbolli anglez kërkon të regjistrojë suksese të mëdha në Ligën e Kampioneve dhe Europa Ligën këtë sezon.

uefa-champions-vs-europa-league

Finalja e sezonit të kaluar midis Liverpulit dhe Totenhamit 2-0 për Ligën e Kampioneve duket se ka hapur profecinë e rikthimit të futbollit ishullor në majën e Europës.

Premier-League

Për herë të parë që prej 2009, kampionati anglez përfaqësohet me plot 7 skuadra në 2 kompeticionet më të rëndësishme në rang klubesh (Ligë e Kampioneve dhe Europa Ligë). Liverpul, Mançester Siti, Totenham, Çelsi (Liga e Kampioneve) dhe Mançester Junajtid, Arsenal dhe Ulvëruempton (Europa Ligë) janë 7 ekipet që mbajnë flamurin anglez në fazën eliminatore të dy kompeticioneve. Një tregues i qartë i rritjes së dominimit të Anglisë në futbollin e klubeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"