Nuk ndihet i lumtur tek klubi parizien, Inter po vlerëson mundësinë e transferimit të lojtarit të PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 13:46

Nuk ndihet i lumtur tek klubi parizien, Inter po vlerëson mundësinë e transferimit të lojtarit të PSG-së

Sipas të përditshme sportive italiane ʺTuttosportʺ, Inter po vlerëson mundësine e një transferimi të mbrojtësit të majtë Huan Bernat në Milano.

Bernat

Mbrojtësi i PSG momentalisht ka një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon. Spanjolli 27-vjeçar nuk ka gjetur hapësirat që dëshironte tek klubi parizien duke zhvilluar vetëm 3 sfida në kampionat.

Bernat 1

Bernat në Francë u transferua në ditën e fundit të merkatos verore të 2018 nga Bajern Mynih me një shifër prej 12 milionë eurosh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"