Nuk ndalon së shënuari, tjetër klub “big” në ndjekje të Haland

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 17:09

Nuk ndalon së shënuari, tjetër klub “big” në ndjekje të Haland

Erling Haland së bashku me Robert Levandovskin janë dy sulmuesit e frikshëm të momentit. Të dy lojtarët shënojnë pa rreshtur dhe kanë “eklipsuar” Europën. Nëse për polakun nuk është çudi, për sulmuesin norvegjez të Salcburgut, të gjithë janë të surprizuar.

erling haland

Në 18 ndeshje të zhvilluara deri më tani në të gjitha kompeticionet, norvegjezi ka shënuar plot 26 gola. Bajerni duket se do të marrë dhe një tjetër bomber në skuadër përveç Levandovksit.

Siç raporton “Kicker”, bavarezët janë gati të japin plot 35 milionë euro Salcburgut për të siguruar shërbimet e Haland.

Nuk janë vetëm kampionët e Gjermanisë që kërkojnë norvegjezin, pasi në ndjekje të tij janë Juventusi dhe Reali.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"