“Nuk ndalet” bosi Formula 1, do të bëhet baba në moshën 89 vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 21:57

“Nuk ndalet” bosi Formula 1, do të bëhet baba në moshën 89 vjeçare

Bosi i Formula 1, 89 vjeçari Bernie Eklestone do të bëhet baba për herë të 4-t, me gruan e tij Fabiana Flosi, e cila është 45 vjet më e re. Ky do të jetë djali i parë për të, sepse Eklestoni ka tre vajza.

eklestoni

Bilioneri, i cili ndodhet në fermën e tij në Brazil ku po kalon kohën e karantinës, mbush 90 vjeç në tetor, pak muaj pasi pritet të lindë fëmija e tij, që është djalë.

ekle

“Po, pritet të lindë në verë. Shpresoj që të mësojë të luajë tavull së shpejti,” i tha ai medias zviceriane “Blick”. Ky do të jetë fëmija i katërt për Eklestonin dhe për herë të parë do të ketë një djalë. Vajza e parë është 65 vjeçe, e dyta 34 dhe e treta 31.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"