“Nuk na mungon asgjë për të kthyer Milanin aty ku i takon”, Skaroni: “Elliott” shpenzoi një thes me para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 17:21

“Nuk na mungon asgjë për të kthyer Milanin aty ku i takon”, Skaroni: “Elliott” shpenzoi një thes me para

I intervistuar nga “SKY”, Paolo Skaroni në cilësinë e presidentit të Milanit ka komentuar aktivitetin e fondit “Elliott” në brendësi të klubi.

Scaroni

“Fondi “Elliott” ka shpenzuar një thes me para për të mbuluar humbjet e dy viteve të fundit. Mbështetja vijon të jetë e madhe me synimin për të rikthyer Milanin aty ku i takon e për këtë qëllim nuk lejon që të na mungojë asgjë. Fitorja ndaj Napolit na gëzoi shumë sepse jemi mes ekipeve me moshë më të re në Europë e më në fund rezultatet po na buzëqeshin”. – tha Skaroni.

Në deklaratën e tij drejtuesi komentoi edhe punën e Paolo Maldinit duke e vendosur theksin të rritja e tij profesionale: “Paolos iu desh të mësonte gjithçka nga e para sepse askush nuk lind drejtues klubi. Atë e lehtësoi njohuria e madhe që ka në futboll, ndaj edhe procesi i përthithjes ishte më i shkurtër. Tashmë ka gjetur një ekuilibër të rëndësishëm dhe mund të shohë të ardhmen me optimizëm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"