“Nuk na kënaq barazimi”, trajneri i Dinamos: Të gjitha ndeshjet i kemi finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 14:25

“Nuk na kënaq barazimi”, trajneri i Dinamos: Të gjitha ndeshjet i kemi finale

Dinamo u dha fund përgatitjeve për takimin e sotëm kundër Veleçikut. Kryeqytetasit udhëtojnë drejt Shkodrës me qëllimin e vetëm për fitore, e domosdoshme për misionin e mbijetesës. Kjo transfertë dhe çdo ndeshje e mbetur janë si finale për 18 herë kampionët e Shqipërisë, çka e thekson edhe trajneri i bluve, Fabricio Kamarata.
kamarataa
Në një prononcim për “Panorama Sport”, tekniku italian i Dinamos shprehet: “Jam i kënaqur me skuadrën dhe përgatitjet, çdo gjë ka shkuar mirë. Nuk mund të them se na kënaq barazimi, luajmë çdo herë për fitore. Të gjitha ndeshjet deri në fund janë si finale për Dinamon”.

Pas stërvitjes së djeshme drejtuesit e bluve shtruan një drekë në një nga restorantet e Pezës, ku është diskutuar shumë edhe për ndeshjen e sotme. Dreka udhëhiqej nga administratori Ermal Barushi dhe trajneri Fabricio Kamarata, të cilët kanë menduar për frymën e unitetit në skuadër.

Me Dinamon është bashkuar tashmë edhe Damiano Pontreli, i cili është kthyer nga Italia. Drejtuesit kanë premtuar pagën e radhës për lojtarët dhe ajo do të bëhet sapo të vijë në Shqipëri presidenti Marko Pontreli. Besimi brenda skuadrës për fitore ndaj Veleçikut është i madh, por gjithçka do ta tregojë fusha.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"