“Nuk na kanë ndihmuar arbitrat”, Krymi: Pa tifozë s’kemi ku shkojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 20:53

“Nuk na kanë ndihmuar arbitrat”, Krymi: Pa tifozë s’kemi ku shkojmë

Ardit Krymi ishte një ndër më të dalluar te skuadra e Vllaznisë në triumfin 1-0 që kuqeblutë arritën ndaj Partizanit. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, shkodrani u shpreh:

bandicam 2020-03-09 20-38-03-652

“Për vetë pozicionin që ishim, na duheshin 3 pikët. Duke parë gjendjen e Partizanit, jemi mobilizuar 100%. Jemi të kënaqur për rezultatin dhe pikët. Bëmë punë të mirë me Gurishtin në qendër. Ishim mesfushorë shkatërruese. Dhamë maksimumin të dy.

Duhet të luanit pa tifozë në Shkodër që të fitonit dhe një pyetje e drejtpërdrejtë, a ju ndihmoi arbitri që ta mundnit Partizanin?

Ne pa tifoza nuk kemi ku shkojmë. Tifozat e Vllaznisë kërkojnë më të mirën për ekipin. Kanë ndikuar episodet e vogla, që kemi humbur në Shkodër. Për sa i përket gjyqtarët, nuk besoj që na ka ndihmuar gjyqtarin. Penalltia se di a ishte. Në vendin ku isha unë, u duk sikur i ra në dorë topi, por më parë më duket se i ra dhe në gju. Ishte e shpejt. Në përgjithësi nuk ka qenë se na kanë ndihmuar arbitrat shumë”, u shpreh Krymi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"