“Nuk na falet ky rezultat”, Mezani: Nuk ka pushime për ne, me Guindon kompletohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 15:17

“Nuk na falet ky rezultat”, Mezani: Nuk ka pushime për ne, me Guindon kompletohemi

Gentian Mezani, trajneri i Laçit, theksoi se skuadra e tij kishte gabuar në momentin kur mund të merrte një rezultat që do ta shkëpuste përfundimisht nga ekipet e pjesës së poshtme të tabelës. Pas humbjes me Kukësin ai shtoi se pëlqente reagimin e ekipit, por duheshin korrigjuar disa gabime.

bandicam 2022-12-21 15-02-34-954

“Në pjesën e parë nuk ishim në ritmin tonë. Më pëlqeu reagimi i skuadrës në pjesën e dytë dhe me pak fat mund të merrnin një rezultat më të mirë. Nuk na falet ky rezultat sepse po kalonim një moment të mirë dhe duhet të analizojmë gabimet që bëmë në këtë sfidë, veçanërisht në pjesën e pare.

Nuk luajtëm në mbrojtje, por në pjesën e parë skuadra nuk e interpretoi mirë lojën. Na ndëshkoi një goditje standarde sepse kundërshtari nuk na vuri shumë në vështirësi. Kishim mundësi për të marrë diçka më tepër.

Tani duhet t’i përmirësojmë gabimet sa më shpejt e sa më mirë që të jetë e mundur që të mos i përsëritim më.

Nuk jemi futur për të pritur Kukësin, por për të luajtur e për të bërë lojën tonë. Jemi nisur për të sulmuar e fituar. Do të dëshironim ta mbyllnim mirë këtë vit, por pa diskutim, nuk na mbetet tanimë vetëm të punojmë e korrigjojmë gabimet tona.

Ne nuk kemi pushime, do të vazhdojmë të punojmë, kjo do të jetë detyra e Mezanit për momentin. Më pas të shohim e veprojmë, gjatë kësaj periudhe të jemi në punë dhe kjo do të jetë më e rëndësishme për ne.

Me ardhjen e Guindo është diçka pozitive për sulmin, por pashë sot që në momentin final do të dëshiroja të kisha një sulmues tjetër në pankinë. Nëse do të ishte, do të ishte perfekt. Tani shpresojmë t’i bashkohet shpejt grupit që të vazhdojmë punën tonë intensivisht ashtu siç duhet”, tha ai për “Oversport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"