Nuk mungojnë të huajt, Tërbuni bën publike listën e lojtarëve të federuar për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2017 | 13:13

Nuk mungojnë të huajt, Tërbuni bën publike listën e lojtarëve të federuar për sezonin e ri

Tërbuni ka mbyllur merkaton e verës, duke zyrtarizuar edhe listën e futbollistëve që do të ketë të gatshëm për sezonin e ri futbollistik. Pukjanët kanë zhvilluar disa ndeshje miqësore deri më tani dhe trajneri Krepi ka mbetur i kënaqur nga lojtarët që ka në dispozicion.

terbuni1

Objektivi është që pukjanët të jenë një prej ekipeve më të mira të Kategorisë së Parë dhe në klub të gjithë janë të bindur se një gjë e tillë do të arrihet. Ndërkohë që është siguruar edhe baza materiale dhe para ndeshjes hapëse të sezonit, ajo do të vihet në dispozicion të futbollistëve.

Krepi

Kjo është edhe lista e lojtarëve të federuar me Tërbunin për sezonin e ri:

Fabiol Rexhepi, Jurgen Mehidri, Dritmir Beci, Izmir Balaj, Serdar Zagani, Brilant Hasanaj, Arber Shytani, Elvis Rustemi, Janit Tadjong, Donald Saliaj, Marsel Hebibasi, Vahedin Pepaj, Armando Mezini, Eligor Palushi, Florid Taku, Senad Leka, Besar Mustafaj, Jozef Ujka, Stivi Shaba, Valdano Nimani, Suad Hoxhaj, Happi Jea Mari, Tim Dallndesi, Bangoura Malela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"