Postuar: Janar 29, 2023 | 20:50
Nuk mungoi në 251 sfida radhazi, merr fund pas 7 vitesh rekordi unik i Inaki Uilliams
Mbrëmjen e sotme ka marrë fund edhe rekordi unik i sulmuesit të Atletiko Bilbaos, Inaki Uilliams. Ky i fundit nuk humbiste një ndeshje në La Liga prej 20 qershorit të vitit 2016.
251 duele radhazi ka luajtur 28-vjeçari me Bilbaon në La Liga, ndërkohë që një dëmtim muskulor i dha fund rekordit unik.
Si të mos mjaftonte dëmtimi dhe marrja fund e rekordit të lojtarit më të rëndësishëm të skuadrës, Atletiko Bilbao, u mposht nga Selta Vigo, me rezultatin 1-0, duke u pozicionuar në vendin e 8-të. Kjo ishte disfata e tretë radhazi dhe e 7-ta në 19 ndeshje.
PANORAMASPORT.AL
