“Nuk mund të them se nuk jam i kënaqur”, Shaland pas shortit: Duhet të tregojmë aftësitë tona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2020 | 19:18

“Nuk mund të them se nuk jam i kënaqur”, Shaland pas shortit: Duhet të tregojmë aftësitë tona

Kosova u shortua në një grup shumë të vështirë në Ligën e Kombeve, teksa do të ketë përballë kombëtare si Greqia, Moldavia dhe Sllovenia.Shaland

Për “Supersport”, tekniku i dardanëve është shprehur se nuk ishte shorti shumë i mirë, por nuk është shumë i mërzitur për këtë.

“Është një short jo i mirë për Kosovën, por nuk mund të them se nuk jam i kënaqur. Nuk është një short aq i mirë dhe aq i lehtë, por nuk mërzitem shumë dhe nuk e marr me stres, pasi Kosova mund ta përballojë shumë mirë.

Është një shans shumë i mirë për të treguar aftësitë tona dhe për tu përgatitur për ndeshjet kualifikuese të ardhshme të Botërorit.”, u shpreh Shaland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"