Nuk mund të rrinë pa futboll, lojtarët e Kukësit dhe Laçit thyejnë rregullat. Stërviten në grup në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 15:13

Nuk mund të rrinë pa futboll, lojtarët e Kukësit dhe Laçit thyejnë rregullat. Stërviten në grup në fushë

Prej ditësh qeveria bën thirrje që të gjithë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos dalin jashtë për shkak të përhapjes së Koronavirusit.

NJK

Megjithatë duket se këto rregulla jo të gjithë po i respektojnë, teksa nga ata që nuk i respektojnë janë lojtarët e Kukësit dhe laçit.

Në një foto të postuar nga Edurat  Rroca në profilin zyrtar, shihet mesfushori së bashku me Abazajn dhe Krasniqin, teksa stërviten së bashku, duke treguar edhe një herë se e kanë të vështirë të rrinë pa futboll.

fd

Më keq është situata te Laçi ku në një foto të postuar nga Rapo, shihet ai së bashku me të tjerë si Stazhilla, Ignjatoviç apo Gjoni, të cilët stërviten në grup, duke mos pyetur shumë për rregulla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"