Nuk mund të mungonte, Juventusi uron Mançester Sitin pasi mundi Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 23:52

Nuk mund të mungonte, Juventusi uron Mançester Sitin pasi mundi Interin

Juventusi vazhdon të krijojë armiq në Itali. Pas postimit thumbues me të cilin uroi Napolin, klubi bardhezi po uron me shpejtësi çdokënd që mund skuadrat italiane në Europë.

sadsasaddassdadadas

Kështu ka ndodhur edhe pas finales së Ligës së Kampioneve mes Mançester Sitit dhe Interi9t. Sapo gjyqtari Marciniak i ka rënë bilbilit për mbyllur ndeshjen, adresa në Twitter e klubit të Juventusit i uroi menjëherë anglezëve fitoren e trofeut.

“Komplimente Mançester Sitit për fitoren e Ligës së Kampioneve”, shkruante klubi bardhezi. Një “ngutje” që është kthyer si zakonisht në objekt polemikash në rrjetet sociale pasi pritej pak më shumë solidarizim ndaj një skuadre italiane, duke lënë pas rivalitetin historik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"