“Nuk mund të luash bixhoz me lekët e tua”, Ard Mema: Te Tirana janë nxituar me …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 23:28

“Nuk mund të luash bixhoz me lekët e tua”, Ard Mema: Te Tirana janë nxituar me …

I ftuar në studion e emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, ish-trajneri i Tiranës, Ardian Mema, bëri një analizë të shkurtër në lidhje me situatën aktuale në merkaton e klubeve shqiptare, duke u shprehur:

bandicam 2020-01-19 22-02-39-514

“Jam një ish-trajner i afërt. Kur isha te Tirana, kam parë mbi 50 futbollistë. Ishte shumë e vështirë, nuk gjenim lojtarë më të mirë se ata që kishim. Janari nuk ka boom. Që të gjithë ekipet nuk kanë mundësi të marrin asnjë lojtarë. Më shumë i kanë në provë. Është e drejtë, nuk mund të luash bixhoz me lekët e tua, duke marrë futbollist pa provë në janar. Klubet duhet të punojnë me plan afatëgjat. Në Shqipëri do të vijnë gjithmonë lojtarë të dobët.

Te Tirana janë nxituar me 2 largimet e bëra. Kampionati është i gjatë. Duhet kontingjent i madh. Çdo rol duhet të ketë zëvendësuesin e vet. Prapavija e Tiranës është e limituar. Nuk do të isha dakord të largoheshin të 2 futbollistët. Tirana duhet t’i gjente menjëherë zëvendësuesit.

E rëndësishme është se Tirana duhet të kishte marrë 2 futbollistë para se t’i largonte. Nëse Tirana del në Kupat e Europës, Muçi dhe Celhaka do të promovohen jashtëzakonisht shumë”, u shpreh Mema.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"