“Nuk mund të krahasohem me Duron”, flet Shehi: Ndaj Vllaznisë vetëm për fitore, titullin nuk e kam detyrim vetëm unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2020 | 17:00

“Nuk mund të krahasohem me Duron”, flet Shehi: Ndaj Vllaznisë vetëm për fitore, titullin nuk e kam detyrim vetëm unë

Kukësi do të luajë ditën e nesërme me Vllazninë, në atë që do të jetë edhe ndeshja debutuese për trajnerin e ri Orges Shehi në stolin e skuadrës verilindorë. Pikërisht Shehi ditën e sotme ka dalë para mediave, ku ka folur për ndeshjen e nesërme. Shehi shprehet se nesër do të luajnë vetëm për fitore dhe thotë se titulli nuk është vetëm detyrim për të, por për gjithë ekipin që është ndërtuar për të fituar.Shehi5

Kundërshtari i radhës është Vllaznia, si e keni përgatitur ndeshjen?

Në këtë fazë të kampionatit është tepër e vështirë, aq më tepër që luajmë ndaj Vllaznisë. Është një skuadër shumë e rrezikshme sidomos jashtë fushe. Ka vlerësimin tonë maksimal, do të bëjmë të pamundurën që të marrim fitoren. Koha është e shkurtër për tu përgatitur, por synojmë fitoren.

Ky është kampionati, kam besim të plotë te ekipi, i kam parë dje. Është një situatë e tillë, që mezi presim të reagojmë. Kemi mungesa me peshë, plotë 3 lojtarë, bashkë me Abazajn, i cili është  në pikëpyetje, mund të bëhen 4. Kjo na vë në vështirësi, por nuk qajmë mungesat, por do të futemi për fitore.

Çfarëdo situatë të vijë kundërshtari, siç kemi ne objektiva kanë edhe ata. Pas rezultateve negative do të kërkojnë të marrin fitoren, ndaj nesh do të japin maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.

Çfarë mund të ndryshoni?

Kukësi deri në momentet e fundit i ka fituar ndeshjet, po ta shikojmë gjithë ndeshjen nuk e ka dominuar asnjë skuadër. Kjo i ndodh çdo ekipi dhe besoj se kësaj i ka ardhur fundi. Nuk është momenti të krahasohem me ish-trajnerin Duro. Do të fokusohem më shumë te ana psikologjike, për ti treguar skuadrës që ka elementë cilësorë.

Titulli?

Kukësi është ndërtuar për të fituar. Nuk është detyrim vetëm i imi, por i gjithë skuadrës, për të bërë më të mirën dhe për të mbërritur te titulli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"