“Nuk mund të isha më i lumtur se kaq”, Murinjo prezantohet te Totenhemi: Në fund të sezonit nuk do të jemi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 20:29

“Nuk mund të isha më i lumtur se kaq”, Murinjo prezantohet te Totenhemi: Në fund të sezonit nuk do të jemi…

Zhoze Murinjo ka nisur punën se trajneri i ri i Totenhemi, me objektivin që të kthejë këtë ekip te rezultatet pozitive.murinjo

Në këtë post tekniku portugez do të marrë vendin e Mauricio Poçetino, i cili u shkarkua ditën e djeshme për shkak të rezultateve të dobëta.

Ditën e sotme Murinjo është prezantuar si trajneri i ri i “Spërsave”, ku tregoi arsyen pse vendosi të bashkohet me këtë klub dhe dha një premtim për tifozët. “Nuk mund të isha më i lumtur se kaq sa jam tani, nëse nuk do të isha nuk do të vija këtu. Premtimi im? Pasioni. Do të kem gjithmonë pasion për punën time dhe për skuadrën. Jam i nderuar që jam pjesë e këtij klubi.

Pse erdha këtu? Më pëlqen kjo skuadër dhe lojtarët e rinj që janë këtu. Nuk ka asnjë trajner në botë që nuk pëlqen të punojë me talente të rinj. Stadiumi këtu është më i bukuri në botë.

Renditja? Ne e dimë se ku jemi në këtë moment, por jam i sigurt se deri në fund nuk do të jemi në këtë pozicion ku jemi tani. “, u shpreh “The Special One”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"