“Nuk mund të bësh shaka me atë”, motrat e Ronaldos mesazh të qartë Sarrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 17:14

“Nuk mund të bësh shaka me atë”, motrat e Ronaldos mesazh të qartë Sarrit

Anëtarët e familjes shpesh herë ndërhyjnë në çështjet e disa futbollistëve, me postimet e tyre në rrjetet sociale.Ronaldo555

Pikërisht kjo ndodhi edhe mbrëmë me motrat e Kristiano Ronaldos, të cilat pas tripletës të lojtarit me Portugalinë, nuk nguruan të postojnë në rrjetet sociale, dhe të hedhin kunja në drejtim të trajnerit të Juventusit.

Katia, njëra nga motrat e 34-vjeçarit reagoi në “Instagram”, teksa pas paraqitjes së shkëlqyer të futbollistit shkruan: “ Mos bëni shaka me atë. Imagjinoni sikur të mos e kishit bërë. Krenaria e një motre.”

Nuk mungoi as reagimi i motrës tjetër Ema, e cila në postimin e saj shkruan: “Zoti nuk zhgënjen. A është mirë tani?”

Mesazhe këto të qarta për teknikun e Juventusit, Mauricio Sarri, i cili pas zëvendësimit që i bëri Ronaldos në ndeshjen me Milanin, u shpreh se ai ishte i dëmtuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"