“Nuk mund të bënim më keq se kaq”, habit Murinjo: Dukeshim si një ekip…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 21:57

“Nuk mund të bënim më keq se kaq”, habit Murinjo: Dukeshim si një ekip…

Roma humbi në shtëpi ndaj Interit me rezultatin 0-3. Në përfundim të sfidës ka folur dhe trajneri i verdhekuqve, Zhose Murinjo.

murinjo

Për kanalin zyrtar të klubit portugezi pranoi supremacinë e zikaltërve ndaj ekipit të tij.

“Interi është më i fortë se ne. Po flasim për një skuadër që ishte 29 pikë sipër nesh vjet. Në kushte normale ata janë më të fortë se ne. Kishim shumë mungesa. Ishte e rëndësishme të shënonim në shanset e vetme që kishim. Pa sulmues nuk mund të bënim më keq se kaq. Skuadra më e fortë fitoi. Ne jemi ekipi më i padisiplinuar, dukeshim si një ekip vrasësish”.

Roma me këtë humbje mbetet në vendin e pestë me 25 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"