“Nuk mund të bëjnë analizë ata që kanë kaluar kufirin vetëm për ekskursion”, trajneri i Ballkanit mbron “bomberin” e 12 golave në 6 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 21:50

“Nuk mund të bëjnë analizë ata që kanë kaluar kufirin vetëm për ekskursion”, trajneri i Ballkanit mbron “bomberin” e 12 golave në 6 ndeshje

Trajneri i Ballkanit Ismet Munishi kritikoi ashpër disa prej analistëve të futbollit në Kosovë, të cilët shprehen se golashënuesi më i mirë i Superligës Mirlind Daku nuk e meriton të thirret në përfaqësuesen e Kosovës.
munishi
Në një mesazh të shkruar në profilin e tij, Munishi shprehet se për një çështje të tillë duhet të shprehen ata sportistë dhe specialistë që kanë luajtur jashtë Kosovës, jo ata persona që kanë shkuar jashtë vendit vetëm për ekskursion”.
dakuuuuu-1536x864
Futbollisti i Ballkanit Mirlind Daku e ka nisur sezonin në “IPKO Superliga” në mënyrë të jashtëzakonshme duke realizuar 12 gola në 6 ndeshje.

Mesazhi i Ismet Munishit

Analizen a mund te luaj lojtari nga kampionati Kosoves ne Reprezentacion mund ta bejne vetem ata qe kan luajtur edhe ne Kosove edhe ne nivele me te larta jashte Kosoves .
Ata qe kan pervoj nderkombetare mund ta grehin nje paralele mbi kete qeshtje.

Nuk mund ta bejne kete analize laiket e futbollit ose ata qe e kan kaluar kufirin vetem kur kan shkuar ne ekskurzion .

ismet munishi

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"