“Nuk mund të agjëroj sepse jam me antibiotik”, në Bolivi habiten me Sadikun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 0:28

“Nuk mund të agjëroj sepse jam me antibiotik”, në Bolivi habiten me Sadikun

Transferimi në Bolivi tek skuadra e Bolivarit, nuk e ka penguar Armando Sadikun që të respektojë traditat dhe zakonet e fesë së tij, një ndër to dhe agjërimi në muajin e Ramazanit.

armando sadiku

I intervistuar nga gazeta vendase “Deportetotal”, Sadiku është shprehur se për momentin është i sëmurë me antibiotikë dhe nuk mundët dot të agjërojë, por shprehet se më vonë do të duhet t’i zëvendësoje ditët dhe të rrijë pa ngrënë.

“Tani nuk po agjëroj sepse po mjekohem me antibiotik për sotmakun, por më vonë më duhet të agjëroj. Do të duhet të rri gjithë ditën pa ngrënë. Është paska e vështirë, por është sakrificë për zotin”, u shpreh Sadiku.

Ndërkohë nga e gjithë kjo situatë i habitur ka ngelur trajneri i ekipit të Bolivarit, Natkso Gonzales, i cili u shpreh se nuk ishte në dijeni të një veprimi të tillë.

“Unë nuk kam qenë në dijeni të një veprimi të tillë. Tani për tani ai nuk mund të thotë asgjë tjetër, përveç asaj që ai ka thënë”, u shpreh i habitur tekniku spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"