“Nuk mund ta quaj ndeshjen e radhës”, Orges Shehi: Me Tiranën luajmë vetëm për  fitore, s’duhet të qajmë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 16:46

“Nuk mund ta quaj ndeshjen e radhës”, Orges Shehi: Me Tiranën luajmë vetëm për  fitore, s’duhet të qajmë për…

Kukësi luan ditën e nesërme ndeshjen vendimtare të këtij sezoni, teksa përballet me Tiranën kryesuese. Objektivi i vetëm i verilindorëve është vetëm fitorja, pasi çdo rezultat tjetër do i nxirrte ata nga gara për titull. Diferenca mes ekipeve në tabelë është 9 pikë dhe nëse Kukësi nuk merr fitoren në këtë ndeshje, atëherë çështja titull mund të quhej e mbyllur.ORGES SHEHI

Pikërisht këtë ka deklaruar edhe trajneri i verilindorëve, Orges Shehi i cili për “Supersport” është shprehur se objektivi i vetëm për nesër do të jetë vetëm fitorja dhe duhet bërë gjithçka për këtë.

“Luajmë kundër rivalit direkt të vendit të parë. Dukë parë diferencën e pikëve, dua të them se nuk është ndeshja e radhës, por është ndeshja vendimtare për ne. Do të futemi në fushë për ta fituar, pasi e kam thënë edhe herën e kaluar se ky është treni i fundit. Mbeten edhe 4 javë dhe pikët pakësohen, edhe rikuperimi bëhet më i vështirë.

Mungesa e Shkrutajt? Nuk është mungesë e vogël Unë mendoj se çdo repart duhet të ketë liderin e vet. Na mungon Obanor dhe tani shtohet Shkurtaj. Është mungesë e rëndësishme por nuk mund të rrimë të qajmë, pasi i tillë është futbolli. Duhet të luftojmë të gjithë dhe ata që do luajnë do japin maksimumin për të marrë fitoren.

Dua të fokusohem vetëm te ekipi im, se çfarë ndodh te kundërshtari është punë e tyre. Nëse japim maksimumin, mendoj se do ia dalim.”, u shpreh Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"