Nuk mposhtën dot Specian me 10 lojtarë, presidenti i Torinos vendos për të ardhmen e trajnerit Xhampaolo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 11:44

Nuk mposhtën dot Specian me 10 lojtarë, presidenti i Torinos vendos për të ardhmen e trajnerit Xhampaolo

Marko Xhampaolo do të vazhdojë te jetë në drejtimin e Torinos, pavarësisht se skuadra e tij nuk mposhti dot as Specian, e cila luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 8-të, kur Vinjali u largua me karton të kuq.

xhampaolo

Presidenti i klubit, Urban Kairo, ka thënë për mediat italiane se Xhampaolo do të vazhdojë të drejtojë skuadrën dhe nuk do të shkarkohet.

“ Ishte një lojë shumë e keqe, e tmerrshme, ndaj Specias, ishte paraqitja më e keqe e sezonit. Më vjen keq ta them, por kjo është e vërteta. Unë shpresoja që të shikoja një ekip ndryshe në fushë. Xhampaolo? Sigurisht që do të qëndrojë në drejtimin e skuadrës.”, tha Kairo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"