Nuk mjaftuan 222 milionë euro! Barcelona padit Nejmar dhe i kërkon ca miliona të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 18:14

Nuk mjaftuan 222 milionë euro! Barcelona padit Nejmar dhe i kërkon ca miliona të tjerë

Klubi i Barcelonës ka depozituar sot në Federatën Spanjolle një denoncim kundër sulmuesit brazilian Nejmar, për mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale, ndërsa ka dërguar kopje të kësaj akuze edhe në Federatën Franceze dhe FIFA. Klubi katalanas nuk kënaqet me 222 milionë eurot që përfitoi nga shitja e tij te PSG-ja, ndaj tani kërkon ca miliona të tjerë nga braziliani, apo klubi parisien që ka në zotërim kartonin e tij.

nejmar1

“Klubi kërkon nga lojtari bonusin e plotë që iu pagua para rinovimit të vitit të kaluar, si mospërmbushje e detyrimeve kontraktuale, 8,5 milionë euro për dëme dhe 10% shtesë si garanci. Gjithashtu, klubi kërkon që PSG të marrë përgjegjësinë për pagesën e kësaj shume nëse lojtari nuk ka mundësitë për ta përballuar”, shkruhej në komunikatën e publikuar nga klubi.

barcelona

Transferimi i Nejmar, edhe pse më i shtrenjti në historinë e futbollit botëror, duket se ka lënë një shije të keqe te katalanasit, të cilët kanë kuptuar se janë dobësuar ndjeshëm pas largimit të brazilianit dhe kanë pësuar një dëm të rëndë të imazhit.

Nejmar-Barca prezantimi

Ndërkaq, në mediat spanjolle kjo interpretohet edhe si një luftë personale e drejtuesve aktualë të Barcelonës me sulmuesin, i cili nuk ngurroi të deklaronte vetëm dy ditë më parë se ata ishin shkaku pse kishte lënë Spanjën dhe se e nuk e meritonin të drejtonin një klub të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"