Nuk mjaftoi fitorja në Shkodër, Shevçenko i kërkon një favor Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2017 | 13:44

Nuk mjaftoi fitorja në Shkodër, Shevçenko i kërkon një favor Kosovës

Trajneri i Ukrainës, Adreji Shevçenko, pas gëzimit të fitores ka vlerësuar lojën e Kosovës, por u ka kërkuar edhe një favor atyre në ndeshjen ndaj Islandës.

shevcenko

“E thashë para ndeshjes se Kosova ka një ekip kualitativ. Por, kushtet e rënda atmosferike ishin të vështira dhe na vështirë- sojnë qarkullimin e topit. Unë i uroj suksese në të ardhme Kosovës. Besoj se e kemi merituar fitoren në këtë takim.

Jam i sigurt që Kosova ka një shpirt luftarak dhe se do t’ia vështirësojë lojën Islandës. Ne do mundohemi të fitojmë në takimin e fundit kundër Kroacisë, në mënyrë që të realizojmë objektivin tonë. Pra, presim edhe nga Kosova”, u shpreh trajneri i Ukrainës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"